Rreth Nesh

Misioni

Ideja e themelimit të Anima lindi nga pasioni ynë për fëmijët dhe dëshira për të ofruar më të mirën për ta.

Nisur nga eksperienca 30 vjecare ne arsim, ne synojme te sjellim ndryshim ne metoden tradicionale te mesimdhenies, duke prioritizuar kuriozitetin, aftesine e deshiren e femijeve per te mesuar.

Fjala Anima, do të thotë "shpirt" e për ne shpirti i edukimit është argëtimi, që sjell angazhim dhe lumturi.

Vizioni

Me ambicien dhe dedikimin, për të krijuar mjedisin e duhur per nje fillim te mbare ne jete , ne synojmë të rrisim fëmijë të shëndetshëm dhe të suksesshem, që do të jenë qytetarë të denjë të së ardhmes.

Stili i edukimit

Qëllimi ynë është të krijojmë një frymë bashkëpunuese midis fëmijëve dhe bashkëmoshatarëve të tyre. Mësuesit, ne grupe te vogla, do të inkurajojnë një stil mësimdhënie gjallerues, që të nxise fëmijët të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe krijuese. Nëpërmjet edukimit të koncentruar dhe jo të mbingarkuar, ne synojmë që fëmija të vijë në kopsht çdo mëngjes i gëzuar për të mësuar me anë të argëtimit.

"Ne e dimë kush jemi, por nuk e dimë se kush do të bëhemi"

William Shakespeare

Lokacioni & Kontakti

Addresa

Rruga Gjin Gjergji Tirane

Orari

E hene-E premte 8:30-16:30

E shtune 8:30-12:30

+355 69 337 9466

Numri telefonit
Adresa E-mailit

info@kopshtianima.al